SHËTITORET E SARANDËS, DHËRMIUT DHE JALËS – PROJEKTIMI I SISTEMEVE ELEKTRIKE

Viti: 2016 – 2018

Klient: Dea Studio

Elteknik ka realizuar projektimin e sistemeve elektrike për projektet e Rikonstruksionit të Shëtitores së Sarandës dhe të ndërtimit të shëtitoreve të reja në Dhërmi dhe Jalë. Projektet e realizuara në vitet 2016 – 2018 parashikonin projektimin e Ndriçimit të këtyre shëtitoreve dhe ambjenteve publike të lidhura me to si dhe infrastrukturën nëntokësore të nevojshme për sistemet elektrike.
Shërbimet e ofruara nga Elteknik për këtë projekt përfshijnë
Projektimin:

  • Panelet Kryesore të Furnizimit me Energji Elektrike dhe Panelet e Shpërndarjes
  • Infrastrukturën nëntokësore për instalimet elektrike
  • Instalimet e Fuqisë
  • Sistemin e Ndriçimit të Ambjenteve Publike për shëtitoret dhe ambjentet publike