Elteknik ofron shërbime të mirëmbajtjes për sistemet elektrike, sistemet e sigurisë dhe sistemet e automatizimit të ndërtesave. Ne besojmë se mirëmbajtja është e një rëndësie jetike për të garantuar funksionalitetin e përgjithshëm të sistemeve elektrike dhe aspektin operacional të ndërtesave me kalimin e kohës. Pavarësisht se sa mirë është projektuar ose zbatuar një sistem elektrik, pa mirëmbajtjen e duhur ai do të dështojë në një moment gjatë funksionimit të tij. Kjo humbje e menjëhershme e funksionalitetit të sistemeve të caktuara zakonisht vjen me kosto të mëdha për pronarët e ndërtesave që shohin se veprimataria e tyre ngadalesohet apo edhe pengohet plotësisht.
Stafi ynë teknik dhe inxhinierik është i trajnuar dhe ka përvojën e nevojshme për të ofruar shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes për të gjitha llojet e sistemeve siç kërkohet nga standardet dhe rregulloret ndërkombëtare. Kompania disponon të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme për shërbime testimi dhe mirëmbajtje.
Këto shërbime përfshijnë:
- Shërbime të mirëmbajtjes së planifikuar ose parandaluese
- Shërbimet e mirëmbajtjes korrigjuese
- Shërbimet e mirëmbajtjes brenda periudhës së garancisë së projektit
- Testimi dhe identifikimi i problematikave që kërkojnë shërbime të mirëmbajtjes