Viti: 2017
Klient: Dea Studio
Në vitin 2017 Elteknik ka realizuar projektimin e sistemeve elektrike për projektin e Rikonstruksionit të Parkut te Rruga e Elbasanit dhe Parkimit Nëntokësor në Tiranë. Projekti përfshin projektimin për të gjithë infrastrukturën elektrike të nevojshme, ndriçimin e parkut dhe hapësirave publike, si dhe të gjithë sistemeve elektrike të nevojshme për parkimin nëntokësor.
Shërbimet e ofruara nga Elteknik për këtë projekt përfshijnë
Projektimin:
- Kabinave Elektrike, Transformatorëve dhe Çelave të TM
- Gjeneratorët dhe UPS
- Panelet Kryesore të Furnizimit me Energji Elektrike dhe Panelet e Shpërndarjes
- Kanalinat dhe infrastrukturën për instalimet elektrike
- Instalimet e Fuqisë
- Sistemin e Ndriçimit të Ambjenteve Publike për sheshin, ambjentet e gjelbëruara dhe fasadat
- Sistemin e Ndriçimit të Parkimit nëntokësor
- Rrjeti Data
- Sistemin e Ndriçimit të Emergjencës
- Sistemin e Detektimit të Zjarrit
- Sistemin e Detektimit të CO për Parkimin
- Sistemin e Evakuimit me Zë dhe Njoftimeve Publike
- Sistemin e Kontrollit të Aksesit
- Sistemin e Monitorimit me Kamera
- Sistemin e Menaxhimit të Parkimit