Viti: 2022
Klient: Albstar
Elteknik ka realizuar implementimin e Sistemit të Detektimit të Zjarrit për Hotel Marriott në Tiranë. Hotel Marriott është pjesë e kompleksit të stadiumit Air Albania dhe Arena Center. Sistemi i detektimit të zjarrit siguron mbrojtjen sipas normave bashkëkohore të detektimit të zjarrit për të gjithë ambjentet e hotelit.
Shërbimet e ofruara nga Elteknik për këtë projekt përfshijnë
Implementimin e:
- Sistemit të Detektimit të Zjarrit me detektorë pikësorë për dhomat dhe ambjentet e tjera të shërbimit
- Sistemit të Detektimit të Zjarrit me detektorë tymi me Aspirim për shaftet teknike, ashensorët, etj.
- Sistemit të Detektimit të Zjarrit me detektorë temperature linear për ambjentet e parkimit nëntokësor.