Mesazhi i Presidentit

Mesazhi i Presidentit

Mirësevini në faqen e internetit të kompanisë sonë Elteknik sh.p.k. Me këtë rast do doja t'ju falenderoja për interesin tuaj për kompaninë tonë. Kjo faqe është ndërtuar në mënyrë që të bëjë më të thjeshtë gjetjen e çdo informacioni të kërkuar nga ana juaj në lidhje me aktivitetin, shërbimet si dhe zgjidhjet e ofruara nga Elteknik.

Që nga dita e krijimit kompania ka si mision realizimin e objektivave në drejtim të mbajtjes së një niveli sa më të lartë në punën e saj nëpërmjet realizimit tërësor të projekteve si dhe vendosjes së një komunikimi dhe marrëdhënieje bashkëpunimi të vazhdueshme me klientin. Elteknik gjithmonë ndërton një marrëdhënie partneriteti me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj të cilët i konsideron të çmuar. Partneri ynë kryesor është korporata shqiptare Balfin Group, me të cilin na lidh një bashkëpunim i gjithanshëm.

Historiku i Elteknik fillon në vitin 1995 me themelimin e një kompanie që operonte në fushën e inxhinierisë elektrike përmes projektimit dhe zbatimit të projekteve elektrike të objekteve të natyrave të ndryshme. Me kalimin e kohës Elteknik e zgjeroi sferën e aktiviteteve të saj në tërësi. Tashmë Elteknik paraqitet si një kompani lider në hapësirat shqiptare në fushën e inxhinierisë elektrike, elektronike dhe të telekomunikacionit.  Projektimi, zbatimi, konsulenca, mirëmbajtja si dhe shpërndarja e materjaleve përbëjnë aktivitetet tona kryesore.

Ndër zgjidhjet dhe shërbimet e ofruara prej nesh vendin kryesor e zënë: shpërndarja e energjisë elektrike, rrjetet e IT-së, sistemet e sigurisë, integrimi i sistemeve për ndërtesa dhe shtëpia inteligjente (Smart home integration & BMS), sistemet e rrjeteve televizive, zgjidhjet për ndriçimin si dhe sistemet për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Si njohje e standarteve mjaft të larta në aktivitetin tonë prej vitesh Elteknik mban certifikatën ndërkombëtare të cilësisë ISO 9001:2008. Synimi ynë kryesor është si gjithmonë përqafimi i teknologjisë më bashkëkohore në fushat e inxhinierisë ku ne operojmë dhe sjellja e standateve më të larta ndërkombëtare në ambientin shqiptar.

Elteknik është përpjekur që kjo faqe interneti të jetë sa më informative dhe gjithëpërfshirëse gjithsesi për më shumë informacion specifik mos hezitoni të na kontaktoni.

Dipl. Eng. Agron Hafizi
President dhe CEO