Mirëmbajtja

Mirëmbajtja

Ne ofrojmë kujdesin tonë për një gamë shumë të gjerë shërbimesh në mirëmbajtjen e sistemeve elektrike dhe të sigurisë për ndertesa civile, industriale, komerciale, spitale etj. Kujdesi i vazhdueshëm në testim dhe në mirëmbajtjen e shërbimeve elektrike rrit jetëgjatësinë, shmang ndërprerjet e shtrenjta dhe optimizon nivelin e performancës.

Ndërtesat moderne kërkojnë kujdes profesional, staf të trajnuar, të pakufizuar në kohë dhe të besueshëm. Mirëmbajtja e rregullt është shumë e rëndësishme në performancën e shërbimeve elektrike. Shpeshherë një kontroll i thjeshtë është gjithçka duhet për t'u paraprirë problemeve. Ne mund t’ju ndihmojmë me shërbimet e mirëmbajtjes dhe testime në:

  • Instalime elektrike
  • Sisteme ndriçimi
  • Kabina elektrike
  • Tokëzim dhe sistemet e mbrojtjes
  • Furnizim TM (Tension i Mesëm)
  • Furnizim në rast emergjence, gjenerator stand by & prime
  • Furnizim të pandërprerë me energji UPS (Uninterruptible Power Supply)
  • Mbrojtje nga shkarkimet atmosferike
  • Infrastrukturë për sistemet elektrike
  • Infrastrukturë e komunikimit data/telefoní
  • Sisteme sinjalizim zjarri
  • Sisteme video-monitorimi CCTV (Closed Circuit TeleVision)
  • Sisteme evakuimi me zë
  • Sisteme për hyrje të kontrolluar
  • Sisteme menaxhimi të ndertesës - BMS (Building Management System)
  • Home Automation
  • Sisteme detektimi lagështie
  • Sisteme për mbrojtjen perimetrale
  • Sisteme speciale
  • Sisteme televizive