Projektim & Konsulencë

Projektim & Konsulencë

Ne e shohim çdo projekt si një sfidë, që kërkon zgjidhje të thjeshta, efektive dhe bashkëkohore. Filozofia jonë është të japim zgjidhje në kufijtë e teknologjisë duke i mbajtur të thjeshta dhe “user friendly” (miqësore për përdoruesin). Udhëhiqemi nga kërkesat e klientëve dhe asistojmë në kuptimin më të gjerë të nevojave të ndërtesave moderne duke synuar që sistemet te jenë fleksible dhe jetëgjata.

Ekipi ynë i motivuar, pajisjet e duhura dhe eksperienca janë asetet tona më të çmuara të cilat do t’ju ndihmojnë për të gjetur zgjidhje optimale me kosto efiçente. Ne inkurajojmë kreativitetin dhe besojmë se kjo na drejton ne projekte që rrisin vlerën e aseteve, ulin kostot e mirëmbajtjes dhe kanë performacë të mirë ambientale.

Ne u ofrojmë klientëve tanë, një partner profesional që si pjesë shumë të rëndësishme të punës si konsulent ka zgjidhjet me kosto efektive duke kontribuar në kontrollin e kostove te projektit. Një numër i klienteve tanë na kanë përzgjedhur si konsulentë teknikë dhe kostoje.

Si një nga kompanitë lider në projektim dhe konsulencë ne jemi në gjendje t’u sigurojmë klientëve një seri të gjerë shërbimesh në projektim dhe konsulencë inxhinierike:

  • Përshkrim dhe specifikime teknike
  • Furnizim TM (Tension i Mesëm) & TU (Tension i Ulët) dhe shpërndarje e energjisë
  • Ndriçim funksional dhe dekorativ
  • Ndriçim emergjence
  • Diagramë e shpërndarjes së energjisë (One-line diagram)
  • Tokëzimi dhe sistemet e mbrojtjes
  • Furnizimi në rast emergjence, gjeneratorë Stand by & Prime
  • Furnizimi i pandërprerë me energji UPS (Uninterruptible Power Supply)
  • Mbrojtja nga shkarkimet atmosferike
  • Infrastruktura për sistemet elektrike
  • Infrastruktura e komunikimit data-telefoní
  • Raport dhe strategji për mirëmbajtjen
  • Furnizim i sistemeve HVAC (Heating, Ventilation and Air Conditioning)
  • Sisteme sinjalizimi zjarri
  • Sisteme video-monitorimi CCTV (Closed Circuit TeleVision)
  • Sisteme evakuimi me zë
  • Sisteme për hyrje të kontrolluar
  • Sisteme menaxhimi të ndertesës - BMS (Building Management System)
  • Home Automation
  • Sisteme për detektim lagështie
  • Sisteme për mbrojtjen perimetrale
  • Sisteme speciale
  • Sisteme televizive
  • Përputhje e projektit me rregullat dhe standartet