Energji të Rinovueshme

Zgjidhjet më të mira inxhinierike në Shqipëri

Energji të Rinovueshme

Elteknik ofron zgjidhje tashmë edhe në fushën e energjive të rinovueshme. Energjitë e rinovueshme dhe sidomos energjia diellore në vitet e fundit ka filluar te shihet si një burim alternativ real për prodhimin e energjisë elektrike. Deri në ditët e sotme fuqia e instaluar me panele fotovoltaike në botë kap shifrën e 40 GW. Avantazhi i Shqipërisë për shfrytëzimin e këtyre burimeve energjitike alternative qendron në faktin se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme në dispozicion, që shkojnë deri në 4000 Wh/m2 në ditë nga dielli, dhe 225 ditë me diell në vit. Kjo është një nga shtysat që e kanë bërë Elteknik të mendojë të pasurojë tregun shqiptar të energjitikës edhe me këtë produkt. Elteknik ofron zgjidhje energjitike me panele diellore energjie off-grid (të pavarura nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë) më rrymë të vazhduar (DC) ose alternative (AC). Gjithashtu Elteknik ofron zgjidhje për ndricimin me LED (dioda dritë-emetuese) të furnizuara nga rryma e vazhduar e prodhuar nga panelet fotovoltaike.