Ambasada Zvicerane
Punimet e Elteknik-ut në ambjentet e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë përfshijnë:
- Burimet alternative të energjisë elektrike me gjeneratorë me fuqi totale të instaluar 250 kVA
- Burimet alternative të energjisë me UPS
- Panelet elektrike të shpërndarjes së fuqive të sipërpërmendura
- Infrastruktura e montimit, kabllove elektrike, blindo-zbarrave etj. të furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve
- Sistemi i Ndriçimit (furnizimi, komandimi, ndriçuesit)
- Sistemi i Ndriçimit të Emergjencës (me UPS)
- Sistemi i Ndriçimit të Evakuimit
- Sistemi i Telekomunikacionit (Rrjeti pasiv kabllor etj., rrjeti aktiv me switch-e, server-a etj.)
- Sisteme Sigurie të integruara (Sistemi i alarmit sinjalizim zjarri, Sistemi i survejimit dhe regjistrimit me kamera, Sistemi i alarmit të vjedhjes, Sistemi i kontrollit te hyrjes, Sistemi i evakuimit me zë, Sistemi i fonisë etj.)