Vilat "Rolling Hills"

Vilat "Rolling Hills"

“Rolling Hills Luxury Residences” është një kompleks vilash residenciale në afërsi të Tiranës. Kompleksi përbëhet nga 114 vila, një Club House, park dhe sipërfaqe të tjera të përbashkëta argëtimi. Për të krijuar një ide të përgjithshme rreth këtij projekti mund të shikoni animacionin e kompleksit duke ndjekur linkun: http://vimeo.com/12723690.

Angazhimi i Elteknik-ut në këtë projekt përfshin punime të natyrave të ndryshme si më poshtë:

1. Projekti elektrik i të gjithë kompleksit, konkretisht si vijon:

  • Furnizimi me TM, kabinat elektrike
  • Furnizimi me TU
  • Infrastruktura e shërbimeve elektrike
  • Ndriçimi i jashtëm
  • Furnizimi i shërbimeve te përbashkëta (uji i pijshëm, fikja e zjarrit) me rrjet dhe me gjenerator
  • Projekti elektrik i vilave individuale
  • Sistemet e sigurisë për vilat

2. Zbatimi i projektit nga ana e Elteknik-ut në këtë kompleks rezidencial përfshin vilat e mëdha të tipit "Chateau" si dhe vila të tjera të ndryshme individuale me këto veçori:

  • Transformatorët e Fuqisë me kapacitet fuqie të instaluar 400 kVA
  • Burimet alternative të energjisë elektrike me gjenerator me fuqi totale të instaluar 400kVA
  • Burimet alternative të energjisë me UPS
  • Panelet elektrike të shpërndarjes së fuqive të sipërpërmendura
  • Infrastruktura e montimit, kabllove elektrike, blindo-zbarrave etj. të furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve
  • Sistemi i Ndriçimit (furnizimi, komandimi, ndriçuesit)
  • Sistemi i Ndriçimit të Emergjencës (me UPS)
  • Sistemi i Ndriçimit të Evakuimit
  • Sistemi i Telekomunikacionit (Rrjeti pasiv kabllor etj., rrjeti aktiv me switch-e, server-a etj.)
  • Sisteme Sigurie të integruara (Sistemi i alarmit sinjalizim zjarri, Sistemi i survejimit dhe regjistrimit me kamera IP, Sistemi i alarmit të vjedhjes, Sistemi i kontrollit të hyrjes, Sistemi i evakuimit me zë, Sistemi i fonisë etj.)
  • Sistemi i Menaxhimit të Ndërtesës - Building Management System  BMS (Informacion, Kontroll, Komandim të sistemeve elektrike, mekanike - ngrohje-ftohje-ventilim, të fikjes së zjarrit, furnizimit me ujë etj.)
  • Smart Home Integration