Fabrika Olim
Punimet e Elteknik-ut në ambjentet e fabrikës së vajit "Olim" pranë Tiranës përfshijnë:
- Sistemin e furnizimit me tension 20 kV (Tension i Mesëm) me Çelësa me gaz SF6
- Transformatorët e Fuqisë me kapacitet fuqie të instaluar 2.4 MVA
- Burimet alternative të energjisë elektrike me gjeneratorë me fuqi totale të instaluar 1.2 MVA
- Burimet alternative të energjisë me UPS
- Panelet elektrike të shpërndarjes së fuqive të sipërpërmendura
- Infrastruktura e montimit, kabllove elektrike, blindo-zbarrave etj. të furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve
- Sistemi i Ndriçimit (furnizimi, komandimi, ndriçuesit)
- Sistemi i Ndriçimit të Emergjencës (me UPS)
- Sistemi i Ndriçimit të Evakuimit
- Sistemi i Telekomunikacionit (Rrjeti pasiv kabllor etj., centrali PABX Alcatel me kapacitet 500 numra, rrjeti aktiv me switch-e, server-a etj.)
- Sisteme Sigurie të integruara (Sistemi i alarmit sinjalizim zjarri, Sistemi i survejimit dhe regjistrimit me kamera, Sistemi i alarmit të vjedhjes, Sistemi i kontrollit të hyrjes, Sistemi i evakuimit me zë, Sistemi i fonisë etj.)
- Sistemi i Menaxhimit te Ndërtesës - Building Management System BMS (Informacion, Kontroll, Komandim të sistemeve elektrike, mekanike - ngrohje-ftohje-ventilim, të fikjes së zjarrit, furnizimit me ujë etj.)