Univ. "A. Moisiu"

Univ. "A. Moisiu"

Angazhimi i Elteknik-ut në Universitetin e Durrësit "Aleksandër Moisiu" përfshin projektin e plotë elektrik të këtij universiteti. Ky projekt përbëhet nga elementët e mëposhtëm:

  • Sistemi i furnizimit me tension 20 kV (Tension i Mesëm) me Çelësa me gaz SF6 
  • Transformatorët e Fuqisë me kapacitet fuqie te instaluar 0.8  MVA
  • Burimet alternative të energjisë elektrike me gjeneratorë me fuqi totale te instaluar 0.8 MVA
  • Burimet alternative të energjisë me UPS
  • Panelet elektrike të shpërndarjes së fuqive te sipërpërmendura
  • Infrastruktura e montimit, kabllove elektrike, blindo-zbarrave etj. të furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve
  • Sistemi i Ndriçimit (furnizimi, komandimi, ndriçuesit)
  • Sistemi i Ndriçimit të Emergjencës (me UPS)
  • Sistemi i Ndriçimit të Evakuimit
  • Sistemi i Telekomunikacionit (Rrjeti pasiv kabllor etj., centrali PABX me kapacitet 500 numra, rrjeti aktiv me switch-e, server-a etj.)
  • Sisteme Sigurie të integruara (Sistemi i alarmit sinjalizim zjarri, Sistemi i survejimit dhe regjistrimit me kamera, Sistemi i alarmit të vjedhjes, Sistemi i kontrollit te hyrjes, Sistemi i evakuimit me zë, Sistemi i fonisë etj.)