Viti: 2019-2020
Klient: Concord Investment
Elteknik ka realizuar projektimin e sistemeve elektrike për Hotel Melia në San Pietro Resort në Gjirin e Lalzit, Shqipëri. Hotel Melia është një hotel me 5 yje në Gjirin e Lalzit me kapacitet total prej 478 dhomash i linjës ndërkombëtare të hoteleve Melia. Projekti përfshin dhe hapësira të tjera shërbimi ku përfshihen salla konferencash, restorante, bare, qëndër SPA, pishina të brendshme dhe të jashtme, etj.
Shërbimet e ofruara nga Elteknik për këtë projekt përfshijnë
Projektimin:
- Kabinave Elektrike, Transformatoreve dhe Celave te TM
- Gjeneratoret dhe UPS
- Panelet Kryesore te Furnizimit me Energji Elektrike dhe Panelet e Shpendarjes
- Kanalinat dhe infrastrukturen per instalimet elektrike
- Instalimet e Fuqise
- Sistemin e Ndricimit
- Rrjeti Data
- Sistemet TV-SAT
- Sistemin e Mbrojtjes Atmosferike
- Sistemin e Ndricimit te Emergjences
- Sistemin e Detektimit te Zjarrit
- Sistemin e Detektimit te CO për Parkimin
- Sistemin e Evakuimit me Ze dhe Njoftimeve Publike
- Sistemin e Kontrollit te Aksesit
- Sistemin e Monitorimit me Kamera
- Sistemin BMS
- Sistemin e Menaxhimit të Dhomave të Hotelit